Një nga shtetasit turq të përfshirë në laboratorin e drogës në Has, i zbuluar në një operacion policor në tetor të 2018 është gjetur i vdekur në Prishtinë.
Sipas “Balkanëeb”, Nejdet Cerusoglu 50 vjeç, ishte shpallur në kërkim nga Krimet e Rënda mësohet se është gjetur i pajetë më 2 dhjetor të 2018, por autoritetet kosovare vetëm këto ditë kanë njoftuar homologët shqiptarë.
Baskhë me shtetasin tjetër turk Iskënder Sale, 36 vjeç, Cerusoglu akuzohej për prodhim dhe shitje narkotikësh, trafikim narkotikësh dhe grup i strukturuar kriminal.
Ata u pritën nga Admir Hoxha në hotelin e tij pranë Rinasit, së bashku me një shtetas kosovar, Xhemal Shala.
Në ambientet e përshtatura për përpunimin e drogës, policia tha se u gjetën 182 kg morfinë dhe 22 litra lëndë e lëngshme dhe pajisje të tjera që përdoreshin për prodhimin e heroinës.
Laboratori i heroinës dyshohet se i përket një rrjeti të gjerë të trafikimit ndërkombëtar të drogave të forta, dhe në tetor të 2018 u arrestuan pesë persona dhe ushpallën në kërkim të tjerë. Në lokalizimin dhe goditjen e këtij rrjeti është bashkëpunuar edhe me agjenci të huaja.
Ndërkohë që droga, që mendohet se vinte në Shqipëri nga Afganistani, pasi përpunohej dyshohet se trafikohej në vendet e Bashkimit Europian përmes rrugëve tokësore dhe detare.
Dosja për këtë rast pritet t’i kalojë Prokurorisë për Krime të Rënda, ndërkohë që sipas burimeve po bashkëpunohet edhe me policitë e disa vendeve të huaja, ku dyshohet se ndodhen disa nga personat e përfshirë në trafikun e drogës vdekjeprurëse.
