Për laboratorin e kokainës në Fier, në pranga të Policisë së Shtetit ka rënë ish-kryekomunari i Frakullit, Viktor Çervenaku. Së bashku me të ka rënë në pranga edhe djali i tij Demilson Çervenaku së bashku me të fejuarën e tij, Enxhi Ferhati.
Arrestimet pas operacionit anti-drogë nga SPAK, DEA amerikane dhe policia malazeze, ku u sekuestruan rreth 600 thasë të plehrave kimikë, ku brenda tyre kishte përmbajtje kokaine dhe fishekësh. Plehu kimik mësohet se ishte porositur nga kompania në emër të Zenel Çervenakut.
Të arrestuar:
Viktor Cervenaku
Demilson Cervenaku, i biri
Enxhi Ferhati, e fejuara e Demilsonit
Zaimir Rodriguez i shpallur në kërkim