Një grup qytetarësh të cilët protestonin për uljen e çmimit të karburanteve dhe produkteve të tjera dolën në rrugë duke bllokuar për të paktën 20 minuta autostradën e Laçit.
Banorët e zonës së Milotit në Kurbin të cilët u organizuan së bashku për këtë protestë,kanë dalë në mes të rrugës duke paralizuar kështu lëvizjen e automjeteve. Për disa minuta janë krijuar radhë të gjatë trafiku.
Ne vendin ku protestohej ka pasur prezencë të lartë policie. Ndërkohë raportohet se nuk është regjistruar asnjë incident.
