Pas nënshkrimit të kontratave të reja me Rudolf Turkajn dhe Mario Dajsinanin, skuadra e Laçit ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm futbollistik 2022/2023.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Laçi ka njoftuar se drejtuesit e klubit kanë nënshkruar një marrëveshje të re me trajnerin Shpëtim Duro, i cili u rikthye para pak javësh në krye të skuadrës.
Duro do të ketë të gjitha mundësitë për të ndërtuar Laçin e sezonit të ardhshëm ashtu siç do ai dhe të tentojë vitin tjetër, pse jo, titullin kampion.
Sigurisht objektiv është edhe kalimi i sa më shumë tureve në Conference League. Vjet kurbinasit u ndalën në turin e tretë nga gjiganti belg, Anderlecht.
