Sot luhen 3 ndeshje për llogari të javës së 24-të të Abissnet Superiore, ku spikat Laçi-Kastrioti, takim ky i cili do të luhet në Kamëz ora 13:45.
Kjo pritet të jetë një përballje interesante mes dy skuadrave. Kurbinasit nga ana e tyre do të kërkojnë fitoren që i’u mungon prej dy ndeshjesh, ndërsa synojnë t’i afrohen edhe Tiranës kryesuese pas barazimit që kjo e fundit bëri në derbin e kryeqytetit me Partizanin.
Ndërkohë nga kampi tjetër, krutanët e Emiliano Çelës do të tentojnë 3 pikët e mbijetesës të cilat do të peshojnë shumë në fund të sezonin në llogaritë për qëndrimin në superligë.
Të dy trajnerët kanë zgjidhur edhe dilemat e fundit që mund të kenë patur sa i përket formacionit që do të hedhin në fushën e lojës.
Formacionet zyrtare të të dyja ekipeve:
Kastrioti: Sali, Neziri, Selmani, Hysein, Rami, Onanuga, Karakaçi, Zogaj, Hasani, Henry, Kaina. Trajneri: Emiliano Çela
Laçi: Dajsinani, Roganovic, Ignjatovic, Velkovski, Ziko, Shehu, Ujka, Qato, Adeleke, Velija, Guindo. Trajner: Mirel Josa
