Ndeshja e javës së 30 të Superligës mes Laçit dhe Skënderbeut nuk kaloi pa incidente, si shpeshherë gjatë javëve të fundit. Në Laç kanë qenë tifozët vendas ata të cilët në pjesën e dytë, ekzaktësisht në minutën e 60-t, kanë goditur me shishe futbollistin e Skënderbeut Kristi Vangjeli.
Ky i fundit mbeti për disa çaste i shtrirë në fushë, ndërkohë që gjatë kësaj kohe u ndërpre edhe ndeshja. Një moment ky që nuk kaloi pa ndikim edhe te lojtarët e të dy skuadrave, të cilët krijuan tension me njëri-tjetrin.
