Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Lagja e re në Kombinat/ Do të ndërtohen 1200 apartamente në fazën e parë

20:28 / February 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kombinat lagje e re1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej dy javësh në Kombinat kanë nisur shembjet e objekteve për t’i hapur rrugë projektit për lagjen e re në vijim të procesit të rindërtimit.

“Në Kombinat kemi pasur pak hapësirë të lirë ku është një objekt duke u ndërtuar dhe është në fazë të avancuar. Në pjesën kryesore, pas sheshit ‘Garibaldi’, prishjet kanë nisur prej dy javësh dhe jemi në një fazë, ku janë mbi 60 objekte që janë shembur për të hapur në mënyre tërësore kantierin e ndërtimit të lagjes së re në Kombinat. Në total aty do të prishen mbi 120 objekte”, tha nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku.

Në fazën e parë të projektit do të ndërtohen rreth 1200 apartamente.

 “Në zonë, në fazën e parë do të ndërtohen rreth 12 objekte. Janë rreth 1200 apartamente që ndërtohen, do të ketë shërbime dhe institucione publike. Të kemi një lagje që funksionon në mënyrë integrale. Të ketë një përdorim miks të zonës”, shpjegon Mazniku.

Edhe për banorët që preken nga ky projekt, njëjtë si ata të 5 majit, me banesa të legalizuara ose jo, do të përfitojnë të njëjtat metra 2 që kanë edhe sot.

“Banorët në këto zonë që preken nga hapësira e lagjes së re, ata me dokumente pronësie do të marrin disa metra 2 në formë dëmshpërblimi për ndërtesën dhe disa metra të tjerë për truallin që posedojnë. Ata që ishin në proces legalizimi por nuk janë legalizuar për aryse administrative do të përfitojnë në mënyrë tërësore metrat që ato disponojnë sot”.

Pjesa më e madhe e banorëve në zonën e Kombinatit i kanë firmosur kontratat e ofruara nga bashkia e Tiranës, ndryshe nga ç’ka ndodhur me një pjesë të  banorëve te 5 majit, që prej disa javësh janë ngritur në protesta duke kundërshtuar prishjen e banesave të tyre dhe duke kërkuar dëmshpërblim.

1200 hyrje fazen Kombinat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

22:03 / July 17, 2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

15:59 / July 12, 2026

Qeveria rishikon kuadrin makroekonomik/ Në 2027-ën vendi del në tregjet e huaja, do kërkojë eurobond 650 mln euro

14:58 / July 12, 2026

Si do të llogaritet fatura e re për taksën e pronës dhe lehtësitë për shtëpitë e para

12:58 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.