Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku kanë mbetur të plagosur disa persona.
Burime nga spitali bëjnë me dije për tirananews.al se kanë arritur për ndihmë mjekësore urgjente 5 të lënduar.
Njoftimet e para flasin se janë përplasur 5 mjete. Aksidenti ka ndodhur tek vendi i njohur si “4 rrugët e Shijakut”.
