Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariat ish-deputetin Kastriot Islami. Mësohet se Islami ka kundërshtuar forcat e policisë. Ish-deputeti nuk mbante maske në ambiente të jashtme dhe nuk ka treguar dokumentin e identitetit, ashtu si është dhe rregullorja.
Shoqërimi i Islamit është bërë tek diga e Liqenit në Tiranë. Islami ka debatuar me efektivët, pasi këta të fundit kanë dashur ta gjobisin se nuk mbante maskë.
