Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Aktualisht mësohet se forcat e policisë kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.
Vlorë/ Informacion paraprak
Rreth orës 11:40, ka ardhur një telefonatë se një person dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri në ajër, në lagjen “10 Korriku” Vlorë.
Janë ngritur grupe të posaçme për kontrollin e territorit dhe po punohet për kapjen e autorit.
Bëjmë me dije se nuk ka asnjë person të dëmtuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
