Lajm i mirë nga Italia për emigrantët shqiptarë, që nuk do të jenë më të detyruar që të rikthehen në atdhe për të aplikuar për pasaporta dhe karta identiteti.
Sot filloi në Konsullatën e Përgjithshme në Bari, shërbimi për pajisjen me pasaportë dhe kartë identiteti të qytetarëve shqiptarë.
Konsullja e Përgjithshme e Shqipërisë në Bari Gentiana Mburimi shpjegon se ky shërbim do të ofrohet për të gjithë qytetarët rezidentë në rajonet e Puglias, Molises, Basilikates, Kalabrisë, Sicilisë dhe Sardenjës.
