Një lajm i mirë për 2467 familje në Bashkinë e Tiranës, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit i vitit 2019. Të gjitha këto familje do të përfitojnë tashmë pagesën e qirasë pa një afat kohor, deri në momentin e ndërtimit apo rikonstruksionit të plotë të banesave të tyre nga ana e qeverisë dhe Bashkisë Tiranë. Ky vendim vjen pas ndryshimeve të miratuara nga qeveria në aktin normativ nr. 8, datë 07.12.2019.

Pas tërmetit, Bashkia e Tiranës trajtoi më bonus qiraje për një periudhë 1-vjeçare familjet, banesat e të cilëve janë shembur ose janë deklaruar të pabanueshme nga akt konstatimet e hartuara nga Instituti i Ndërtimit.
Duke qenë se në territorin administrativ të Bashkisë së Tiranës, u evidentuan dëme të shumta ndërtimore në të gjitha Njësitë Administrative në juridiksionin administrativ të saj, u hartuan disa plane masash organizative dhe administrative për përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Me dorëzimin e dokumentacionit dhe plotësimin e dosjeve, 2885 individë/familje kanë përfituar pagesën e qirasë për një periudhë 1 vit, sipas vlerës së tregut të lirë, ndërkohë që gjatë gjithë vitit ka vijuar puna për rindërtimin e banesave, dhe një pjesë e këtyre familjeve janë futur tashmë në banesat e reja.

Bashkia e Tiranës i ka propozuar Këshillit Bashkiak, në cilësinë e organit vendimmarrës, zgjatjen e afatit të pagesës së qirasë sipas vlerës së tregut të lirë, për familjet/ individët,banesat e të cilëve si rezultat i tërmetit të datës 26 nëntor 2019 janë shembur ose janë deklaruar të pabanueshme nga akt konstatimet e hartuara nga instituti i ndërtimit. Me miratimin e ketij vendimi diten e sotme, Bashkia Tiranë do të vijojë të paguaj bonusin e qirasë për 2467 familje, deri në momentin kur banesat e tyre do të rindërtohen apo rikonstruktohen plotësisht.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here