Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Lajm i mirë, shtohet linjë direkte fluturimi Tiranë-Nisë, Veliaj: Mundësi për të udhëtuar më lirë

12:43 / April 29, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 04 29 at 12.42.39 PM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ulja e avionit të parë që do të kryejë fluturime direkte Tiranë-Nisë është një lajm i mirë për kryeqytetin, sidomos në prag të hapjes së sezonit të ri turistik. Është një mundësi jo vetëm për qytetarët e huaj që do të vizitojnë vendin tonë, por edhe për bizneset vendase e të huaja, për promovimin e Tiranës dhe turizmin shqiptar.

Në ceremoninë e uljes së avionit të parë të linjës, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ky është një lajm i shkëlqyer në vitin kur Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë për ta promovuar edhe më shumë atë. Ai shtoi se kalimi i aeroportit tek investitorët shqiptarë ka sjellë ulje të çmimit të biletave për qytetarët shqiptarë. “Kemi parë se si në këto muaj të tranzicionit në duart e investitorëve shqiptarë, aeroporti i ka ulur tarifat dhe barrierat që e bënin shumë të vështirë ardhjen e kompanive ‘loë cost’. Në anën tjetër të aeroportit po punohet për të zgjeruar terminalin edhe me 6 porta të tjera, të cilat do të kthehen në porta ajrore për t’i dhënë më shumë mundësi për lidhje Tiranës, e sidomos djemve e vajzave të rinj të kryeqytetit tonë”, nënvizoi ai.

Kryebashkiaku shprehu bindjen se shtimi i linjave direkte të fluturimit do të ndihmojë dhe në ndryshimin e perceptimit të imazhit për vendin tonë. “Këtë vit, kur Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë, duam ta hapim qytetin ndaj të gjithë atyre që duan ta vizitojnë, që pasi ta kenë vizituar Tiranën, të kthehen në vendin e tyre me mendim ndryshe për vendin tonë. Shpresoj shumë që kjo përpjekje për të shtuar këto fluturime, sidomos tre fluturimet e reja Paris, Nisë dhe Lion, të jetë një mundësi për të ndryshuar mentalitet, jo vetëm për ne, por edhe për ata që vijnë nga bota frankofone, për të parë se Tirana ka ndryshuar. Tirana është sot evropiane dhe ne e kemi merituar jo vetëm të qenit Kryeqytet Europian i Rinisë, por edhe të qenit një anëtar i ardhshëm i BE-së”, theksoi Veliaj.

Ndërkaq, pas hapjes së qendrës TUMO, në Tiranë do të zbatohet edhe një tjetër nismë në fushën e inovacionit. “Jemi duke punuar jo vetëm që të forcojmë lidhjet ajrore me Francën, por kryeministri Rama ka nisur një nismë të veçantë me “Ecole 42”, e cila është – le të themi – versioni francez i TUMO-s, ose i Factory Berlin, ose i shkollës Holberton nga Silicon Valley. Edhe ata kanë arritur që të ecin përpara në fushën e inovacionit, kodimit etj. Në gjeneratën e sotme duhet të dish ‘scratch’, ‘python’ dhe ‘java’, sepse këto janë gjuhët e reja dhe një CV pa eksperiencë në teknologji është e varfër sot”, tha Veliaj.

Transformimi me ritme të shpejta, si sheshi “Skënderbej”, Pazari i Ri, Kalaja e Tiranës, Bulevardi i ri, dhe përmirësimi i infrastrukturës edhe në fshatrat rreth Tiranës, ka bërë që mijëra turistë jo vetëm nga Europa, të vendosin në hartën e tyre të udhëtimeve edhe kryeqytetin shqiptar si një prej destinacioneve që nuk duhet humbur.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

PD: KAYO, skemë e Ramës për t’u kaluar privatëve miliona euro e prona shtetërore! Berisha: Provat do t’ia çojmë partnerëve ndërkombëtarë e SPAK

13:44 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.