E kush nuk i mban mend këngët e famshme si “Moj zeshkania ime”, “Lamtumirë Gjeneratë”, këngë të grupit të famshëm të rrokut të viteve ’80- ’90 “TRIX”.
Grupi pati mjaft sukses në ato vite dhe këto këngë këndohen akoma dhe sot. Por një lajm i trishtë na vjen nga TRIX, ku është ndarë nga jeta pjestari i saj Nuredin Azemi. Lajmi u bë publik nga Veli Sahiti, anëtari tjetër i grupit, në Facebook.

“Sot iku për në botën tjetër miku im, njëherazi edhe anëtari i grupit ‘TRIX’ Nuredin Azemi. Pushoftë në paqe shpirti yt! I përjetshëm do të mbetet kujtimi për ty!”, shkruante miku i tij.
