Lajme të këqija për Milanin pas eliminimit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë nga Lacio, ku skuadra e Gatuzos nuk dha asgjë në fushë. Një nga futbollistët më në formë të momentit, mbrojtësi i krahut Davide Kalabria, ka mbyllur sezonin.
Ai pësoi një dëmtim në ndeshjen me Lacion, që ka rezultuar i rëndë, pasi bëhet fjalë për një frakturë, kështu që lojtari i rritur në akademinë e Milanit është i detyruar të qëndrojë jashtë fushave për dy muaj. Kalabria e nisi ndeshjen me Lacion në krahun e djathtë të mesfushës në skemën e re 3-4-2-1. Ai la fushën në minutën e 40-t, pas goditjes që mori dhe u zëvendësua nga Konti.
Mbrojtësi i djathtë kishte qenë ndër më të mirë në radhët e Milanit, jo vetëm për aq sa luajti, ku ishte i vetmi që impenjoi Strakoshën. Këtë sezon ka luajtur 33 ndeshje dhe ka shënuar një gol. Pas dëmtimit të tij, për rolin e mbrojtësit të djathtë ka një balotazh mes Kontit, i cili nuk mu shfaq në nivelin e duhur në ndeshjen me Parmën, dhe Abates.
