Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Lajme të mira nga Fierza, shirat rrisin nivelin e hidrocentralit me 4 metra

12:45 / April 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hec fierze marreveshja 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përmirësohet situata hidrike në liqenin e Fierzës, si pasojë e reshjeve të rëna në tre ditët e fundit në verilindje të vendit.

Prurjet e lumejve që furnizojnë me ujë basenin ujëmbledhës më të madh në vend, aktualisht kanë arritur 800 metër kub në sekondë dhe pritet që në ditët në vijim niveli i ujit të liqenit të Fierzës të rritet.

Të dhënat zyrtare nga korporata elektro energjitike bëjnë të ditur se kuota aktuale e liqenit është 263.04 metra. Dhe krahasuar me vetëm 6 ditë më parë, niveli i ujit në Fierzë, është rritur me 4 metra.

Përkundër sasisë së reshjeve të ditëve të fundit, hidrocentrali i Fierzës vijon të mos prodhojë energji me qëllim ruajtjen e rezervave ujore. Ato pësuan rënie historike për shkak të thatësirës dhe prodhimit të energjisë.

Vetëm pak ditë më parë, niveli i ujit arriti në 257m, që konsiderohet më i ulëti në 20 vite.

Ekspertët vërejnë se pika optimale në liqen është 271 metër, ndërsa ajo minimale 244 metra. Kur ka prurje masive, liqeni mund të arrijë kuotën maksimale prej 296 metrash.

Korporata ndërkohë bën të ditur se në kushtet aktuale prodhimi ditor në Fierzë, Koman dhe Vaun e dejës është 8344 megavat / orë, ndërsa rezerva energjitike në vend është 315 gigavat.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tejkalohen kërkesat për kreditë 0% për strehim, zbulohet ministria me numrin rekord të aplikimeve

17:39 / September 27, 2026

BSH: Sektori i turizmit ndikim pozitiv tek punësimi

13:34 / September 25, 2026

Doganat mbledhin 164,9 miliardë lekë në 8 muaj, 6,8 miliardë më shumë se vjet! Karburantet dhe cigaret ndër burimet kryesore të rritjes

13:59 / September 24, 2026

Çmimet e banesave frenojnë rritjen, por nuk ulen, duhen më shumë muaj për të shitur një apartament

20:43 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.