E gjithë bota e futbollit u prek nga lajmi se legjenda Pele ishte shtruar në spital dhe i ishte nënshtruar një operacioni të vështirë.
Ish-sulmuesi brazilian u shtrua në spital dy javë më parë duke iu nënshtuar një operacioni për heqjen e tumorit në zorrën e trashë.
“Mbreti” po qëndron në spital në Rio De Zhaneiro të Brazilit nën mbikëqyrjen e mjekëve, familjes dhe miqve të tij.
Pele, 80-vjeç ka reaguar mjaft mirë pas operacionit duke u përshtatur me ambientit teksa mediat braziliane shkruajnë se legjenda e tyre e mposhti sëmundjen e keqe.