Në rrjetet sociale po qarkullon një poster, përmes të cilit lëshohet thirrja për zhvillimin e një proteste para godinës së Kryeministrisë.
Protesta me thirrjen “Dje, sot, nesër, përjetë bashkë” pritet të mbahet në orën 19:00 në lidhje me qëndrimin e Shqipërisë për situatën në veri të Kosovë.
Kujtojmë që qëndrimet e kryeministrit Edi Rama për propozimin për Asociacionin, por edhe deklarata e tij ku i bën thirrje Albin Kurtit që të tërheqë forcat policore nga veriu janë kritikuar dhe nuk janë pritur mirë nga shumë qytetarë shqiptarë.