Policia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje të rëndë në fshatin Ragam, ku sapo ka marrë njoftimin se një 29-vjeçar ishte duke kanosur me armë bashkëshorten është nisur drejt vendngjarjes.
Z. Ç., sapo ka parë policinë ka braktisur armën dhe është larguar në drejtim të pyllit, por është kapur pas disa orësh ndjekje nga policia.
Fatmirësisht ndërhyrja në kohë shpëtoi nga duart e të shoqit të renë, falë njoftimit që u bë nga banorët e zonës.
NJOFTIMI I POLICISE SHKODER
Policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në familje.
Kanos me armë dhe dhunon fizikisht bashkëshorten, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov pa leje.
Specialistët për parandalimin dhe Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër arrestuan shtetasin:
- Z. Ç., 29 vjeç, banues në fshatin Rragam/Shkodër.
Shërbimet e Policisë Shkodër, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Rragam, Shkodër një shtetas po kanoste me armë zjarri dhe po dhunonte fizikisht në banesë bashkëshorten, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë. Shtetasi Z. Ç., kur ka parë shërbimet e Policisë, ka lënë armën e zjarrit në banesë dhe është larguar në drejtim të pyllit, por është kapur pas disa orë ndjekjesh nga shërbimet e Policisë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasit Z. Ç., për veprat penale “Kanosje”, “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
