Tre gjimnaziste janë përplasur nga një mjet teksa ishin duke ecur rrugës për në shkollë.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Allkaj, në rrethana ende të paqarta.
Aktualisht fëmijët janë në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLICISE
Lushnje
Informacion paraprak
Sot rreth orës 08:20, në fshatin Allkaj të Lushnjes, pranë një shkolle të mesme, shtetasi R.Ç, 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Golf”, ka lënduar lehtë 3 nxënëse të kësaj shkolle pa asnjë rrezik për jetën.
Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
