Një 42-vjeçar është plagosur mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë.
Sipas News 24, mësohet se i plagosur është biznesmeni Sino Llanaj, i cili pak ditë më parë u konfliktua me disa persona. Edhe ngjarja e sotme erdhi si pasojë e një konflikti.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje teksa i plagosur është dërguar në spital.
Ndërkohë, për ngjarjen e mëparshme, më 10 janar një 27-vjeçar u vu në pranga, ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim.
