Ish-deputetja demokrate, Grida Duma ka komentuar lajmin e Reformës Zgjedhore, duke sqaruar se PD u angazhua për të plotësuar një nga 15 kushtet e Bundestagut gjerman, për të cilat tha se kanë ardhur si rezultat i sakrificave të opozitës.
E pyetur për sistemin zgjedhor dhe listat e hapura, të cilat i ka mbrojtur, Duma tha se shqetësimi i saj i madh është mungesa e konkurrencës në vend.
“Kemi shumë vite që në shoqërinë tonë kemi demotivuar konkurrencën. Në ekonomi pesë veta marrin të gjithë tenderat. Po ashtu në fushat e tjera të shoqërisë. Konkurrenca duhet t’i kthehet shinave të veta. Në këtë kuptim unë kam thënë se listat e hapura janë përgjigje,” tha Duma, duke shtuar se “nuk mendoj se ka një kryetar partie që nuk i do kandidatët fitues”-tha Duma për Syri Tv.
Në fund, e pyetur për një lajm të qarkulluar nga mediat sociale për një martesë të saj, Duma i ka hedhur poshtë të gjithë zërat, duke thënë se këto janë spekulime për klikime.
