Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson është vetëizoluar në banesën e tij, pasi ka rezultuar se ka qënë në kontakt me një person të infektuar nga COVID-19.
Zëdhënësi i kryeministrit tha se ai do të ndjekë rregullat dhe është izoluar në banesën e tij, ku edhe do të vijojë punën.
“Kryeministri është mirë dhe nuk ka ndonjë simptomë të COVID-19,”-shtoi ai.