Brenda një harku kohor prej 25 minutash janë regjistruar dy plagosje në Tiranë.
Rreth orës 18:50, tek ish-Stacioni i Trenit, në afërsi të një lokali, persona ende të paidentifikuar pas një konflikti të çastit, sipas policisë për motive të dobëta, kanë goditur me thikë një person me inicialet E. K., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë që 25 minuta më pas, rreth orës 19:15, në bulevardin “Migjeni”, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me grushte një person me inicialet B. K. dhe më pas janë larguar me shpejtësi.
