Gledis Kraja, i riu që u qëllua me automatik mbrëmjen e somte ka ndërruar jetë. Mësohet se Kraja nuk i ka mbijetuar dot atentatit që iu më me automatik mbrëmjen e sotme dhe ka vdekur.
Krajës iu bë pritë teksa lëvizte me automjetin e trij në lagjen Qafëhardhi në Shkodër. Disa persona, ende të paidentifikuar i kanë zënë pritë dhe e kanë qëlluar me automatik.
I riu Gledis Kraja është transportuar për në spitalin e Shkodrës, por nuk ka arritur t’u mbijetojë dot palgëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Ende nuk dihen autorët e ngjarjes dhe shkaqet që e sollën këtë atentat.