Tensionimi i situatës pas shembjes së Teatrit Kombëtar ka bërë që Partia Demokratike ka mbledhur strukturat e saj në orën 20:30.

Bëhet me dije se PD ka mbledhur Grupin dhe strukturat e saj për të diskutuar në lidhje me vijueshmërinë e aksionit opozitar.

Shembja e Teatrit Kombëtar në orët e para të mëngjesit u shoqërua me përplasje të aktorëve, opozitarëve dhe shoqërisë civile me policinë, ku nuk munguan edhe shoqërimet në komisariat.

Ndërsa në orët e fundit opozita përfaqësuar nga kreu i demokratëve, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi jane vendosur në bulevardin para Ministrisë së Brendshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here