Policia e Tiranës bën të ditur se janë gjetur dy vajzat e mitura të cilat u larguan nga shtëpitë e tyre prej 1 janarit.
Mësohet se vajzat janë gjetur në Përmet de janë në gjendje të mirë shëndetësor, dhe do të dërgohen pranë shtëpive të tyre.
NJOFTIMI I PLOTE
Tiranë
Si rezultat e kontrolleve të vazhdueshme nga DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Komisariatin e Policisë Përmet, paraditen e sotme u bë e mundur gjetja e dy vajzave të mitura që janë larguar nga banesa më datë 01.01.2021.
Vajzat janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhen në Komisariatin e Policisë Përmet, ku do të merren nga shërbimet e DVP Tiranë dhe do të dërgohen nëpër banesat përkatëse.
