Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lala: Të premten u kërkua autorizim për arrestimin e Ahmetajt, ja sa ka përfituar deputeti dhe ish-bashkëshortja e tij

22:40 / July 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klodiana lala 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Arrestimi i Arben Ahmetajt është kërkuar që ditën e premte, më 7 Korrik 2023 nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar”, ka deklaruar gazetarja Klodiana Lala.

E ftuar në emisionin “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala tregon me detaje disa të dhëna nga dosja hetimore e Arben Ahmetajt.  

Klodiana Lala: SPAK i është drejtuar ditën e premte Kuvendit me kërkesë për dhënien e autorizimit për arrestimin e Ahmetajt që në datën 7 Korrik. Ja, u tradhtua ditën e sotme një burim dhe na sinjalizoi kështu si padashje. Ditën e premte është kërkuar autorizim për arrestimin e Ahmetajt, si dhe kontroll personal dhe kontroll banese. Ditën e sotme jemi sinjalizuar ne gazetarët.

Në rastin e korrupsionit pasiv, Ahmetaj bashkë me ish-bashkëshorten e tij kanë bërë shitjen e pasurive në mënyrë fiktive, 2 apartamente në Selitë dhe 2 të tjera dhe kanë përfituar nga bosët e inceneratorëve shumën 491 mijë Eurosh, pagesat janë kryer nga bosët e inceneratorëve. Sipas SPAK, këto pasuri janë shitur në mënyrë fiktive në emra të personave të dytë dhe të tretë. SPAK thotë se Ahmetaj ka përfituar pagesa të ndryshme përmes shitjes së pronave të patundshme.

Gazetarja Lala, referuar dosjes hetimore të SPAK, thotë se sipas Prokurorisë, Ahmetaj nuk ka pasur rol të drejtpërdrejtë tek inceneratorët, por ka bërë të mundur që procedurat në kundërshtim me ligjin të përfundoheshin në favor të Zotos dhe Mërtirit.

Klodiana Lala: Në vitin 2022 është ndarë më vete një procedim për Ahmetajn. SPAK ka regjistuar fillimisht akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Ahmetaj ka rezultuar që nuk ka pasur rol tek inceneratorët. SPAK thotë se nuk është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës, por ka ngritur një sërë faktesh që ai ka bërë të mundur sigurimin që këto procedura të përfundoheshin me sukses në favor të Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos.

Lala thotë se sipas avokatit të Ahmetajt, ky i fundit ndodhet në Shqipëri, megjithëse një fakt të tillë nuk e ka të vërtetuar.

“Avokati i tij, ka deklaruar që Ahmetaj është në Shqipëri, por zyrtarisht nuk ka, arritur që ta konfirmoj”, shprehet Lala.

arrestimi klodiana lala
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026

Izraeli riklasifikon krokodilët, hapet rruga për përdorimin e tyre në sistemin e sigurisë

17:38 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.