Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

‘Lali jam, a ke mundësi për 100’, mesazhi në celularin e biznesmenit! Ram Geci zbuloi mashtruesit. Agjentët ‘karrem’ zyrtarëve të rremë

16:12 / May 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ram geci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy personat e arrestuar më 6 maj për mashtrim ndaj biznesmenëve të cilëve u kërkonin shuma të mëdha monetare, kanë përdorur emrin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj me qëllim përvetësimin e 100 mijë eurove nga sipërmarrësi Ram Geci.

Mësohet se atij i ka mbërritur një mesazh në Telegram nga një numër anglez ku dërguesi kërkonte 100 mijë euro dhe prezantohej në emër të kryebashkiakut aktual të Tiranës.

“Lali jam, ti e di si e kam situatën në këto kohë, a ke mundësi për 100?”, thuhet në mesazh. Por mesa duket biznesmeni nuk ka rënë pre e ketij mashtrimi dhe menjëherë ka denoncuar në polici. Nën mbikëqyrjen e prokurorit të çështjes, agjentët e rendit vijuan komunikimet me mashtruesit me qëllim kapjen e tyre në momentin e dorëzimit të parave. Për këtë arsye grupi i hetimit u dërgoi autorëve mesazhin ku thuhej “nuk i kam 100, po 70 të bëjnë punë”?

Mashtruesit kanë shprehur dakordësi, duke lënë takim më 6 maj për të marrë shumën monetare, por në këtë moment, kanë ndërhyrë forcat e policisë që ndodheshin në gatishmëri ku kanë arrestuar në flagrance të babe e bir, ndërsa kanë shpallur ne kërkim Florian Gjergjin, i cili dyshohet se është organizatori i kësaj skeme mashtrimi.

Gjykata e Tiranës caktoi masën “arrest me burg” për Bedri dhe Albert Vodhën ndërkohë që gjatë seancës dy të pandehurit i mohuan akuzat. Sipas Prokurorisë së Tiranës, skema mashtruese të tilla, ku autorët përvetësojnë emra zyrtarësh të lartë shtetërorë janë përdorur edhe ndaj biznesmenëve të tjere më parë si Pëllumb Salillari. Organi i akuzës dyshon se pas këtij grupi qëndron një ose disa persona të tjerë që dyshohet të jenë organizatorët e planeve të tilla për kërcënimin e biznesmenëve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama paralajmëron taksë për influencerët dhe tregtinë online: Përgatitet sistemi i ri i tatimit për ekonominë digjitale

15:15 / October 28, 2026

Granit Xhaka rikthehet te Zvicra, merr sërish shiritin e kapitenit pas pezullimit

14:18 / October 28, 2026

Rama njofton mbështetje të re për studentët: Nga rritja e bursës te praktikat e punësimit

14:01 / October 28, 2026

Rama paralajmëron ndryshime në ligj: Bojkoti i mësimit është i papranueshëm, fton studentë në dialog

13:57 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.