Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Lamallari prezanton drejtorin e ri të AMP: Forconi standardet e integritetit në Policinë e Shtetit

11:45 / April 27, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2016
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, prezantoi këtë të hënë (27 prill) drejtorin e ri të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Klevis Qose.

Teksa falënderoi drejtorin e deritanishëm, Eduart Merkaj, ministri Lamallari theksoi se drejtuesi i ri i AMP-së, duhet të çojë më tej punën për rritjen e transparencës, forcimin e kontrollit të brendshëm dhe garantimin e standardeve më të larta profesionale në Policinë e Shtetit.

“Prezantova sot drejtorin e ri të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Klevis Qose. Ai merr këtë përgjegjësi në një moment të rëndësishëm për forcimin e standardeve të integritetit dhe duhet të vijojë me përkushtim këtë mision, duke çuar më tej punën për rritjen e transparencës, forcimin e kontrollit të brendshëm dhe garantimin e standardeve më të larta profesionale në Policinë e Shtetit. Falënderime për Eduart Merkaj për përkushtimin, seriozitetin dhe integritetin që tregoi gjatë drejtimit të AMP-së. Kontributi i tij ka qenë i vyer në forcimin e rolit të kësaj agjencie dhe në konsolidimin e standardeve të llogaridhënies. Angazhimi ynë për vetëpastrimin e Policisë së Shtetit është i panegociueshëm. Kushdo që cenon besimin e qytetarëve dhe uniformën, nuk ka vend në radhët e saj. Ne do të vijojmë me forcimin e mekanizmave të kontrollit dhe ndëshkimit, duke mbështetur çdo hap që garanton një polici të pastër, profesionale dhe në shërbim të qytetarëve”, tha ministri.

amp kreu lamallari prezanton
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për median dhe drejtësinë

12:55 / July 18, 2026

Kapet 39-vjeçari në Malësi të Madhe, pritet ekstradimi drejt Spanjës/ Në kërkim për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale

11:15 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.