Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lamallari takim me drejtuesit e burgjeve të vendit: Angazhim maksimal për të ruajtur e forcuar parametrat e sigurisë

18:29 / November 21, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1763744253 besfortlamallari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari zhvilloi një vizitë inspektuese në ambientet e IEVP Fier, ku edhe pati një takim me të gjithë drejtuesit e burgjeve të vendit. Qëllimi i takimit ishte për të diskutuar ecurinë e punës në sistemin e penitenciar, garantimin e sigurisë, kushtet, si dhe përpjekjen për të rritur standardet në trajtimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve.

Ai evidentoi lajmin e mirë se me buxhetin e ri do të kryhet indeksimi i pagave për të gjithë punonjësit e sistemit të burgjeve, si dhe do të ketë rritje të pagave për personelin shëndetësor në IEVP-të tona. Konkretisht plus 12000 lekë për mjekët dhe 55000 lekë për infermierët. Për vetë natyrën e vështirë të punës së tyre, vëmendja e qeverisë për policinë dhe stafin e burgjeve as ka munguar dhe as do të mungojë ka thënë mes të tjerash Ministri Drejtësisë.

Lamallari e vlerësoi me rëndësi të veçantë sistemin e burgjeve dhe kërkoi nga drejtuesit angazhim maksimal për të ruajtur e forcuar parametrat e sigurisë dhe për të parandaluar futjen e sendeve të paligjshme. Mes çështjeve të tjera që u përmendën në takim ishte edhe mbyllja e IEVP Bënçë, Tepelenë. Ministri i Drejtësisë tha se kjo ishte një vendimarrje e pashmangshme duke marrë parasysh kushtet e papranueshme të trajtimit dhe sigurisë që kishte ai burg. Lamallari përmendi këtu edhe raportin dhe rekomandimet e lëna nga Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës në Këshillin e Evropës, që vlerësonte se ky burg nuk përmbushte kushtet minimale.

“Vendimarrja ishte e fortë, por e drejtë”, tha ministri, teksa shtroi nevojën që sistemi ynë i burgjeve duhet të përshtatet me pritshmëritë dhe kërkesat ndaj një vendi ulur në tryezën e negociatave me Bashkimin Evropian.

Pavarësisht këtij vendimi, Lamallari tha se punonjësve të IEVP Bënçë iu është dhënë mundësia të vijojnë të shërbejnë brenda sistemit të burgjeve në të gjithë vendin duke filluar me Fierin, të cilin e kanë edhe më afër, me transport falas të garantuar. Disa prej punonjësve tashmë e kanë kryer transferimin.

Në vijim të takimit ministri Lamallari përmendi masterplanin e burgjeve, i cili ka për synim të sjellë një transformim në të gjithë sistemin e menaxhimit të këtij sektori delikat. “Ne duhet të kemi një sistem të ngjashëm me standardet e BE për trajtimin e të burgosurve”, u shpreh ministri Lamallari teksa përmendi edhe takimin me homologun e tij italian, Carlo Nordio, të cilit i kërkoi gjithashtu mbështetje për sistemin e burgjeve përmes projekteve të ndryshme teknologjike dhe rehabilituese.

burgje lamallari siguria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fjala e plotë, Rama në prezantimin e librit të Christopher Hill: I vetmi ambasador që ka kuptuar Ballkanin

15:28 / December 5, 2025

Berisha mbledh aleatët: Të gjejmë konsensus për sistemin

15:07 / December 5, 2025

Forcë të re politike? Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

22:59 / December 4, 2025

Plas keq mes Nokës dhe Bidos në Kuvend: Sa të bën kostumi, unë aq kam pasurinë

22:44 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.