Ditë mjaft të dhimbshme për aktorin e njohur spanjoll Ferdinando Valencia, i cili humbi të birin vetëm 12 javë pas lindjes.
Ai u bë baba i dy binjakëve me bashkëshorten modele, Brenda Kellerman. Dante, njëri prej djemve u diagnostikua me meningjit që në ditët e para të jetës, sëmundje që nuk i mbijetoi dot. Lajmin e hidhur e bën të ditur vetë aktori përmes një postimi në rrjetet sociale.
““Ndërsa ti largohesh, të siguroj se do të më marrë malli shumë. Mirupafshim Dante, lamtumirë dashuria ime!”,- shkruan aktori në foton ku shfaqet bashkë me të birin.
Tadeo, binjaku tjetër gëzon shëndet të plotë për fat të mirë.
