James Rodriguez, një mesfushor sulmues i njohur kolumbian, për të cilin u përfol se gjatë verës do të kalonte në radhët e Milanit, është shumë afër t’i thotë lamtumirë Europës.
Lojtari i Evertonit, raporton “TycSports”, është në fakt në negociata të avancuara me Al-Rayyan SC, një klub arab me qendër në Doha, i cili aktualisht stërvitet nga trajneri francez Laurent Blanc.
Sulmuesi kolumbian James, madje tani i ka përfunduar edhe ekzaminimet mjekësore, ndërkohë që negociatat janë në mbyllje të detajeve. Tymi i bardhë i mundshëm tashmë pritet në orët e ardhshme.