Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Lapaj: Rama vërtitet nëpër Shqipëri në mes të vapës, Skenar për filma që zaptuesit i lirojnë hapësirat

17:03 / July 5, 20254 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 07 05 165827
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i partisë ”Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj është përfshirë në zhvillimet e fundit politike. Ai ka ironizuar kryeministrin Edi Rama për vizitën në Bashkinë e Vlorës dhe ultimatumin për largimin e drejtorëve të linjës për shkak të problematikave në qytetin bregdetar. Ai kritikoi si shkelje të kompetencës dhe veprim të paligjshëm sjelljen e Ramës, ashtu sikurse të vonuar urdhrin për lirimin e hapësirave publike dhe parkingjeve. ”Drejtorët dorëhiqen! Zaptuesit i lirojnë hapësirat. Fjala jote dëgjohet, dhe të gjithë bindemi gjithnjë e më shumë se fjala jote është ligj. Pas zgjedhjeve mund t’i ndërtojnë sërish, kuptohet vetëm ata që binden, si drejtorët e Vlorës. Drejtorët për besnikërinë mund t’i marrin edhe një herë pagesat e majme ose siç quhen ndryshe “kafet”. Punë e madhe, në fund paguajmë ne”,-shkruan Lapaj.

Postimi i plotë

Ka nja 2 ditë që Edi Rama vërtitet nëpër Shqipëri në mes të vapës duke gjasme turfulluar për zënien e hapësirave publike. Me tone prej çlirimtari, pa marrë parasysh ligjin apo autonominë vendore, detyron dorëheqjen e gjithë drejtorëve të Bashkisë Vlorë të cilët, me përulësi të habitshme, zbatojnë vullnetin e liderit suprem. (Vepër penale).

Bravo! I eliminove “armiqtë”! Duhej të vije vetë, o pasha, për t’u treguar vendin atyre drejtorëve që lanë Vlorën pa ujë e të mbytur në plehra. Po të ishe kthyer më herët sa herë kaloje lartë e poshtë për në bregdet, s’do kishte qenë keq, por siç thotë populli: më mirë vonë se kurrë. Për sytë e publikut, ky akt heroik në kulmin e vapës është një tjetër dëshmi e “sakrificave” të tua, o Edi. Ti je i mirë, por ja që të sabotojnë drejtorët! Shyqyr që shkove në Vlorë! Po munde, kalo dhe nga Saranda.

Edhe Tirana ka hallet e veta! Trotuaret janë pushtuar nga karrige dhe tenda. Janë bërë 12 vite që të hanë pas krahëve, mu në bash të vendit, pikërisht para syve të tu. Por, më në fund, erdhi dita që t’i ndëshkosh! Erdh’ ora e “çlirimit të madh”! Ti i shihje, por nuk kishe ç’tu bëje… deri tani. Tani që drejtorët i kanë marrë lekët dhe zaptuesit kanë shfrytëzuar hapësirat publike për vite me radhë, duhet ndonjë aksion “shpëtimtar”…fundja, kemi zgjedhjet vendore përpara.

Skenar për filma. Ti nxehesh keq! Nxehesh aq sa 40 gradët celcius të verës na duken freskët! Drejtorët dorëhiqen! Zaptuesit i lirojnë hapësirat. Fjala jote dëgjohet, dhe të gjithë bindemi gjithnjë e më shumë se fjala jote është ligj. Pas zgjedhjeve mund t’i ndërtojnë sërish, kuptohet vetëm ata që binden, si drejtorët e Vlorës. Drejtorët për besnikërinë mund t’i marrin edhe një herë pagesat e majme ose siç quhen ndryshe “kafet”. Punë e madhe, në fund paguajmë ne! Po me pronat dhe hapësirat publike të ish-kineamave “17 Nëntori”, “Partizani”, “Republika” që i mbulove me pallate kur ishe kryetar bashkie si do ia bëjmë? Po me qindra pallate që lejuat të ngrihen në lulishte mes blloqeve të banimit në çdo cep të Tiranës? Ah Edi…Edi!

E di pse të dëgjojnë pa bërë zë drejtorët, Edi? Sepse i inkriminon me qëllim. Si fillim sistemi që ke ngritur ti i lejon të fusin duart në mjaltë. Thënë më thjesht: i lejon të vjedhin me vetëdije. Pastaj, ata s’bëjnë gjë tjetër veçse të ndjekin urdhrat e tua. Bëhen pengje. Fundja, ty të intereson vetëm pushteti. S’ka gjë nëse populli vidhet. Në thelb, Edi, je një frikacak! Një frikacak që luan me mjerimin ku e ke rrokullisur vendin. Kur them mjerimin, nuk e kam fjalën thjesht në aspektin ekonomik, por më së shumti në shpartallimin e boshtit moral të shoqërisë.

E katandisët këtë vend të vuajtur në një shoqëri që shet votën. Shoqëri që demokracisë dhe lirisë i vendos çmim si të ishte qofte apo byrek me gjizë. E kur demokracia tallet në këtë mënyrë, ditë të zeza vijnë. Mos kujto se e zeza nuk do të të prekë. Karma! Për ta mbyllur Edi, të të rrojë Saliu, me të cilin bëre ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, dhe që të dha votat edhe për Kodin Zgjedhor të Korrikut të kaluar! Do të biesh, Edi! Kanë rënë dhe diktatorë me mustaqe… do të biesh! Je hileqar, manipulues, autori i vrasjes së garës dhe i zbrazjes së vendit.

aksion hapësirat e zëna lapaj Rama Vlorë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përtej duelit Lapaj-Shabani, iluzioni i partive ambulante

11:20 / July 20, 2025

Berisha pret në selinë blu deputetin e Forza Italia: Mbështetje e fortë për PD

21:39 / July 19, 2025

Bulmeti dhe mishi pa fatura, Rama tregon bilancin: 32 ton të sekuestruara në 6 ditë

21:15 / July 19, 2025

Qendrat shëndetësore verore, Rama: Sezon turistik i sigurt

19:47 / July 19, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.