Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Laptop në çdo shtëpi”, Rama ironizon programin e Bashës: Ç’janë këto muhabete?!

13:52 / February 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama basha 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ironizoi programin e kryedemokratit Lulzim Basha, duke u ndalur veçanërisht te premtimi i tij për t’iu dhënë nga një laptop nëpër shtëpi studentëve. Nga Saranda, ku ishte këtë të diel, Rama tha me ironi se as të djathtët nuk duhet t’i hanë këto lloj premtimesh.

“Si mund të thuash që do iu çoj nga një laptop në çdo shtëpi. Çfarë janë këto muhabete? Dhe ti që je i djathtë duhet t’i hashë këto? Është normale që njeriu mund të dëshirojë që në Shqipëri të ketë një alternativë të djathtë, por për sa kohë s’e ka këtë alternativë, si duhet t’i shkosh mbrapa. Kjo ka bërë që PD të mos reformohet, sepse e kanë mbështetur pa kushte, ata që e kanë mbështetur”, u shpreh kryeministri.

Më tej, kreu i qeverisë foli sërish për premtimin e tij për të sjellë në aeroportin e Kukësit para zgjedhjeve të 25 prillit 100 kuksianë, që të votojnë për Partinë Demokratike, duke thënë se “Unë shpresoj shumë që ky varianti i ri të mos ma bëjë të pamundur atë premtimin që do sjell 100 kuksianë e t’i ulë në aeroportin e Kukësit para zgjedhjeve. Që avioni do të ulet aty, kjo është e sigurt, por dua që të ulet bashkë me ata kuksianë, që të votojnë. Të hanë atë djathin, që në fyt pastaj do ta shohin që është sapun”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri–Finlandë, shiten të gjitha biletat për sfidën e Nations League! ‘Air Albania’ pritet të jetë i mbushur plot

09:49 / November 10, 2026

SMS mashtruese te qytetarët/ Apeli i Policisë: Mos jepni të dhëna bankare në linqe të dyshimta

09:44 / November 10, 2026

Grabiti mbi 100 mijë euro në dy banka, dëshmia e autorit: Lekët i lashë në kazino, u dhashë dhe shokëve

09:29 / November 10, 2026

Laboratorë, bibliotekë e hapësira moderne, kryeministri Rama ndan pamjet nga shkolla e re në Astir

09:23 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.