Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Largimi i Musk nga administrata amerikane, Trump: Kur ikin nga ne bëhen armiqësorë

19:19 / June 5, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
maketa nea trump musk junior
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti amerikan, Donald Trump shprehu hapur pakënaqësinë e tij për qëndrimin e Elon Musk, pas kritikave publike që kreu i Tesla-s bëri ndaj “Ligjit të Madh dhe të Bukur”, i cili mbështetet nga Shtëpia e Bardhë. Musk ka shprehur herë pas here kundërshtime, duke argumentuar për një rritje të deficitit.

”Ne kishim një marrëdhënie të shkëlqyer me Elon. Nuk di nëse e kemi më”,-tha Trump në deklarata nga Zyra Ovale, pak më pak se një javë pas fjalëve të ngrohta që shkëmbyen të dy në ditën e fundit të Musk në Shtëpinë e Bardhë.

“Jam shumë i zhgënjyer nga Elon”,-theksoi presidenti amerikan për gazetarët, duke shtuar: “E kam ndihmuar shumë”. Ai theksoi se Musk njihte mirë përmbajtjen e ligjit: “E njihte çdo aspekt të këtij ligji. E njihte më mirë se pothuajse kushdo tjetër dhe nuk pati kurrë kundërshti, derisa u largua,” tha Trump.

Trump tha se kundërshtia e Musk ka të bëjë me faktin se ”reagoi vetëm pasi kuptoi se do të duhet të ulet kuota e detyrueshme për automjetet elektrike”, duke nënkuptuar se interesat biznesore të Musk ndikojnë në qëndrimin e tij.

Presidenti vijoi me akuza ndaj miliarderit, duke lënë të kuptohet se ndryshimi i qëndrimit të Musk lidhet me largimin e tij nga administrata. Sipas Trump, shumë nga ish-bashkëpunëtorët e tij sulmojnë qeverinë vetëm sepse u mungon pushteti dhe vëmendja.

amerika Musk trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vritet me thikë zv.presidentja e Bank of America në Times Square, autorja sulmon me thikë edhe policët, ekzekutohet pas ndërhyrjes

08:24 / September 2, 2026

Irani sulmon bazat amerikane në Lindjen e Mesme

08:19 / September 2, 2026

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ish-kryeministri jep dorëheqjen edhe si deputet

17:56 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.