Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Largimi i punonjësve nga puna, KLSH: Në 2018 dëm 1.6 mld lekë nga gjyqet

13:21 / November 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
largim puna
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Buxhetit të shtetit për vitin 2018, për largim të padrejtë të punonjësve nga puna nëpërmjet llogarive të shpenzimeve operative vlerësohet në rreth 1.6 miliardë lekë. Sipas raportit të fundit të KLSH, mbetet problematikë e kontaktuar shlyerja e vendimeve gjyqësore me vonesë nga institucione të ndryshme publike, sidomos për zërin e largimit nga puna, por edhe për vendimet e tjera gjyqësore, që përllogariten në rreth 0.8 miliardë lekë në 2018.

“Vonesa kjo krijon kushtet për akumulimin e kamatvonesave si pasojë e vonesës në shlyerjen e tyre, nënvlerësimin e shpenzimeve të vitit dhe deficitit të vitit buxhetor, pagesën e tarifave përmbarimore si pasojë e mosekzekutimit vullnetar të vendimeve dhe thyerje të radhës së shlyerjes së vendimeve dhe selektivitet në përzgjedhjen e vendimeve për pagesë. Në shumë institucione nuk ekziston databaza e vendimeve gjyqësore në mënyrë që nga ana e KLSH të raportohet efekti i detyrimeve si pasojë e vendimeve gjyqësore të cilat kanë marrë formë të prerë. “- theksohet në raport.

Nga ana tjetër, sipas raportimit nga MFE të gjendjes së detyrimeve të prapambetura konstatohet se këto pagesa të kryera gjatë vitit nuk pasqyrojnë gjendjen reale të këtyre anomalive të identifikuara sipas KLSH, kjo pasi stoku i detyrimeve të prapambetura deri në 31.12.2018 sipas llogarisë 4864100 “Vendime gjyqësore” llogaritet në rreth 3 miliard lekë.

Duke ju referuar institucioneve më problematike buxhetore të cilat kanë ekzekutuar pagesa për punonjësit e larguar padrejtësisht nga puna të konstatuara me vendim gjykate konstatohet se 10 institucione përbëjnë edhe rreth 50% të pagesave, si në vijim:

largimet nga puna

KLSH parashtron rëndësinë e zbatimit të menjëhershëm të vendimeve gjyqësore dhe futjen e tyre në procesin e ekzekutimit buxhetor, duke marrë parasysh efektin e mundshëm në vitet e ardhshme në formën e detyrimeve të prapambetura nga njëra anë dhe trajtimin e plotë të përgjegjësisë në lidhje me vendimmarrjen me kosto financiare të nëpunësve publike, në të njëjtën linjë me kërkesën e vazhdueshme për hartimin dhe miratimin e ligjit “Për përgjegjësinë materiale”.

Kjo pasi është konstatuar se në të gjitha subjektet që ekzekutojnë vendimet gjyqësore nuk përcaktohet përgjegjësia në lidhje me detyrimet që lidhen me to, në kundërshtim edhe me kërkesat e Udhëzimit Standart të Zbatimit të Buxhetit, në të cilin kërkohet nxjerrja e përgjegjësive nga ana e Titullarëve të institucioneve për çdo rast të vendimeve gjyqësore. /Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026

Plani i BE për zgjerimin/ Shqipëria mes katër vendeve pararojë, Marta Kos zbulon hapat e ardhshëm të Komisionit Europian

19:57 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.