Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Largimi i Wes Mitchell, SHBA e paqartë në Ballkan!

17:10 / January 28, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mitc
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Largimet e njëpasnjëshme nga administrata e Trump po shihen gjithnjë e më shumë si shenjë krize në raport me politikën e jashtme dhe rolin e ndjekur nga SHBA. Ka qenë largimi i Wes Mitchell nga detyra e ndihmës sekretarit të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, i cili po lexohet si tregues i krizës dhe mungesë qartësie në komunitetin euroatlantik. Në një opinion në gazetën greke “Kathimerini”, me autor kreun e Këshillit Amerikano-helenik për lidership, Endy Zemenides, thuhet se ndër arsyet e largimit përfshihet edhe NATO.

Dorëheqja e Mitchell nuk ka të njëjtën peshë si ajo e ish-sekretarit të Mbrojtjes, Jim Mattis, por mund të jetë po aq e rëndësishme, shkruan ndër të tjera, Zemenides.

Ai citon një deklaratë të presidentit të Këshillit të Çikagos për Çështjet Globale, ish-ambasadoprit amerikan në NATO, Ivo Daalder, sipas të cilit largimi i Mitchell pason atë të disa njerëzve të tjerë kryesorë të Europës dhe NATO-s në Pentagon duke dëshmuar për rënien e interesimit të ShBA në kontinentin europian.

Emenides thekson edhe ndikimin që ka largimi i tij për Greqinë, apo rajonin, duke cilësuar se zyrtari amerikan ishte një ndër shtytësit kryesorë për kalimin e Marrëveshjes së Prespës dhe në kultivimin e një marrëdhënieje të fortë mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Çdo rol i mëtejshëm i SHBA në zbatimin e marrëveshjes është në pikëpyetje

shkruan autori.

Mitchell po ashtu cilësohet si person kyç në bllokimin e manovrës turke për blerjen si të sistemit rus S400 dhe avionëve amerikanë F35. Në këtë kuadër ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, konsiderohet si aktori kryesor në formulimin e një politike amerikane për Mesdheun Lindor. Spekullimi i mëtejshëm është se largimi i Mitchell lidhet me Rusinë për shkak se qasja e tij binte ndesh me lojërat e Rusisë në këtë zonë, ndërkohë që Trump po synon largimin e atyre që konsiderohen si kundërshtarë të Rusisë.

Pjesë e vlerësimit të Perëndimit për marëveshjen e Prespës motivohet nga ndjenja në Washington se “Ballkani është rikthyer në vëmendje dhe Rusia është kthyer në Ballkan”. Largimi i Mitchell është mjaftueshëm domethënës, por nëse sinjalizon një ndryshim në orientimin politik amerikan ndaj Greqisë, bëhet e paqartë se deri në çcfarë pike lëvizjet e guximshme në këtë front do të vlerësohen në Ëashington, shkruan Emenides.

Por teksa analizohen këto implikime të ikjes së tij, mbetet e paqartë se çfarë domethënie ka dorëheqja e tij për marrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës ku është shtruar në tavolinë çështja e shkëmbimit të kufijve. Ne në Shqipëri nuk kemi ndonjë të dhënë për rolin apo ndikimin e Mitchell për këtë çështje, por nisur nga roli i tij në marrëveshjen e Prespës, mund të merret me mend se një dorë në zhvillimet serbo-shqiptare ai e ka.

Duhet theksuar se ideja e shkëmbimit të kufijve është kundërshtuar edhe nga aktorë serbë, ndërkohë që ajo po kufiziohet tematikisht në Kosovë si pjesë e një presioni amerikan që vjen ndërkohë që vetë politika e jashtme e SHBA-së bëhet e paqartë. Është kjo arsyeja pse çdo pozicionim mbi ndarjen e Kosovës, apo korrigjimin e kufijve të shtyhet në kohë derisa në SHBA të shprehen qartë për atë që po ndodh. Luhatjet si këto që verifikohen së fundmi bëjnë çdo skenar që shitet si pjesë e politikës së jashtme amerikane të pabesueshëm dhe thjesht vendim të çastit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Venezuela nuk gjen qetësi, lëkundje të reja pas tërmeteve shkatërruese

13:58 / June 28, 2026

Rreth 1 mijë vdekje shtesë nga vala e të nxehtit në Francë, spitalet drejt mbingarkesës

12:58 / June 28, 2026

Moska shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas sulmeve ajrore ukrainase

15:48 / June 27, 2026

SHBA godet objektiva ushtarake iraniane, rriten tensionet në Ngushticën e Hormuzit

09:20 / June 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.