Pas moderatores Eni Vasili, një tjetër figurë e njohur e televizive ka vendosur të largohet nga Top Channel
Sidorela Gjoni është moderatorja e radhës e cila mori vendimin të ikte nga televizioni i njohur kombëtar. Ajo ishte një figurë kyçe në Top News si dhe ka qënë moderatore në disa emisione duke përfshirë edhe “Breaking”, format në të cilin ajo trajtonte tema nga aktualiteti, bota, politika etj. Megjithatë, udhëtimi i Gjonit në Top Channel tashmë ka përfunduar.
Këto lëvizje ndodhën në një kohë shumë të shkurtër, ku pas ardhjes së Sokol Ballës si drejtues në Top Channel po bëhen disa ndryshime. Ndërsa Eni Vasili, e cila u largua pak ditë më parë nga Topi iu bashkua “News 24”, ku më parë punonte Sokol Balla. Pra, e gjitha duket si një rokadë e bërë mes dy televizioneve.
Ndërkohë, sjellim në vëmendje se vetem pak ditë pas mbërritjes së Ballës si drejtues në Top Channel, nga ky ekran u hoq emisioni investigativ “Top Story”, çka solli për pasojë përplasje dhe akuza të rënda për shantazh dhe gjobëvënie mes drejtuesve të Top Channel, dhe drejtorit të programit Endrit Habilaj.

