Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Largohet shefi i komisariatit Mat, Ervin Hasrama

16:10 / November 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Largohet shefi i komisariatit Mat Ervin Hasrama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kanë nisur ndryshimet në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit.

Pas ndryshimeve të bëra në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, javë më parë ku u largua Skënder Hita dhe në vend të tij erdhi Dhimitraq Ziu, kanë nisur ndryshimet edhe në rang shefash komisariatesh.

Këtë të mërkurë është larguar nga detyra e Shefit të Komisariatit të Policisë Mat, Ervin Hasrama. Nuk dihet nëse kjo lëvizje ka qenë dorëheqje e tij apo është larguar nga lart. Sakaq, emir i përfolur në radhët e policisë për zëvendësimin e Hasramës është Besnik Lila, ish shef Komisariati në Gjirokastër, i pezulluar nga kjo detyrë një vit më parë. Megjithatë, ende nuk ka një informacion zyrtar nga policia e shtetit sa i përket drejtuesit të ri të komisariatit të Policisë së Matit.

Ndryshimet në struktrën drejtuese kanë përfshirë edhe komisariatin e Policisë në Rrëshen. Mësohet se Naim Lala i cili mbante detyrën e shefit të këtij komisariati prej më shumë se 3 vitesh është larguar në një pozicion tjetër në Tiranë. Ndërkohë, shefi i ri i Komisariatit të Rrëshenit mësohet se është emëruar Behar Caka. Ky i fundit ka një karrierë të gjatë në policinë e shtetit, kryesisht në poste drejtuese, si Shef Komisariati në Vlorë, Bulqizë etj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plagosje me armë zjarri dhe shpërthim me eksploziv brenda pak orësh në Tiranë

10:04 / October 28, 2026

Vodhi kasafortën 400-kilogramëshe me bizhuteri, “skifteri” shqiptar: Isha i droguar

21:19 / October 27, 2026

Detaje nga plagosja në Shkodër/ Këngëtari u qëllua teksa po pinte kafe, u dërgua me urgjencë në spital

12:25 / October 27, 2026

Zjarr në një banesë në Malësi të Madhe, asfiksohet 57-vjeçari nga tymi

15:01 / October 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.