Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Largoni depresionin dhe ankthin duke konsumuar këto ushqime

19:24 / October 16, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ushqime
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Sipas një studimi të fundit duke konsumuar një dietë të shëndetshme, mund t’ju ndihmojë për të dalë edhe nga një depresion i thellë në më pak se një muaj.

Studiuesit vëzhguan studentë të universitetit në depresion, dhe vaktet e tyre të të përditshme ishin kryesisht nga ushqime të përpunuara, sheqerna dhe yndyra të ngopura.

Ata zbuluan se duke u dhënë atyre më shumë fruta, perime, peshk dhe mish pa dhjamë kishte përmirësime të konsiderueshme në humorin e tyre pas vetëm tre javësh.

Ekspertët thonë se ushqimet që përmbajnë shumë vitamina, minerale dhe antioksidantë ushqejnë trurin dhe ulin inflamacionin dhe ‘stresin e brendshëm’ që shoqërohet me depresiion.

Hulumtimi nga Universiteti Macquarie në Australi, është i fundit nga studimet që lidhin dietën e mirë me përmirësimin e shëndetit mendor.

Sidoqoftë, ky konsiderohet si një nga studimet më të besueshëm.

Dr. Heather Francis dhe kolegët e tij morën nën vëzhgim 76 studentë të universitetit, të gjithë ishin të moshës midis 17 dhe 35 vjeç.

Në fillim të studimit, të gjithë vullnetarët plotësuan pyetësorë të hollësishëm në lidhje me gjendjen shpirtërore dhe dietën ushqimore.

Të gjithë shënuan “notën” shtatë ose më të lartë për të llogaritur shkallën e depresionit, ankthit dhe stresit – një shenjë e depresionit të rëndë.

Vullnetarët gjithashtu konsumonin sasi të larta të karbohidrateve të rafinuara, yndyra të ngopur dhe sheqerna.

Studiuesit pastaj i ndanë pjesëmarrësit në dy grupe –  grupi që ndryshoi dietën dhe grupi që vazhdoi me të njëjtën dietë.

Të dy grupet e pjesëmarrësve ishin akoma duke marrë antidepresantët e tyre gjatë gjithë studimit.

Ata që ishin në grupin që ndryshuan dietën, konsumonin çdo ditë pesë lloje perimesh dhe dy ose tre lloje frutash çdo ditë.

Atyre u ishte thënë gjithashtu të konsumonin tre racione me drithëra integrale, tre racione me mish pa dhjamë, vezë dhe bishtajore, si dhe dy lugë vaj ulliri dhe një lugë çaji me shafran indie ose kanelle në ditë.

Të njëjtët vullnetarë u udhëzuan të zvogëlonin konsumimin e karbohidrateve të rafinuara, sheqernave, yndyrave dhe konsumimit të sheqerit të përpunuar.

Pas 21 ditësh, vullnetarët që ndryshuan dietën e tyre panë që rezultati i tyre i depresionit ra nga 7.2 në 4.4 dhe ky konsiderohet një nivel mjaft pozitiv.

Grupi gjithashtu pa që nivelet e tyre të ankthit ranë nga 6.3 në 3.4 dhe stresi i tyre ra nga 7.7 në 4.8.

Ndërsa grupi që vazhdoi ditën ushqimore si më parë nuk pati ndryshim në rezultatin e depresionit, ankthit apo stresit.

Autorët kanë shkruar: ‘Këto gjetje shtojnë një literaturë në rritje që tregon se një ndryshim modest në dietë është një terapi e dobishme ndihmëse për të zvogëluar simptomat e depresionit.’

Ai shtoi: ‘Sidoqoftë, për ata njerëz që janë duke luftuar me shëndetin e dobët mendor ne do të inkurajonim edhe zgjedhje të tjera jetese, siç është stërvitja e rregullt dhe sigurimi që të mos anashkaloni ndonjë vakt (veçanërisht mëngjesin) pasi sheqeri i ulët në gjak mund të ulë gjendjen shpirtërore.

“ Më e rëndësishmja, nëse jeni duke përjetuar depresion ose ankth, dhe kjo situatë zgjat më shumë se një javë dhe po ndikon në aftësinë tuaj për të drejtuar jetën tuaj, duhet të kërkoni mbështetje dhe trajtim profesional.”

DEPRESIONIN Largoni tirananews.al ushqime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.