Vazhdojnë reshjet e borës në gjithë qarkun e Dibrës.
Në disa fshatra trashësia e borës ka arritur deri ne 50 cm.
Banorët e këtyre fshatrave janë bllokuar dhe bëjnë apel për ndihmë.
Ditët e fundit reshjet e borës kanë qenë intensive në gjithë territorin shqiptar.
Temperaturat e ulta kanë ‘pushtuar’ vendin dhe si pasojë ka sjellë edhe pezullimin e orevë të mësimit në shumë shkolla.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar herë pas here mbi situatën e akseve rrugore si dhe i ka bërë apel drejtuesve te automjeteve.