Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Lavrov i drejtohet SHBA-së: Nëse doni paqen pse po dërgoni armë në Ukrainë?

20:22 / April 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lavrovv
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, u ka kërkuar sërish Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s që të ndalojnë furnizimin me armë të Kievit nëse janë “me të vërtetë të interesuar në zgjidhjen e krizës në Ukrainë”.

“Nëse SHBA-të dhe NATO-ja janë vërtet të interesuara për zgjidhjen e krizës në Ukrainë, atëherë para së gjithash, ata duhet të zgjohen dhe të ndalojnë furnizimin e regjimit të Kievit me armë dhe municione”, tha Sergey Lavrov në një intervistë me agjencinë zyrtare të lajmeve të Kinës Xinhua.

SHBA dhe disa vende evropiane e kanë furnizuar Ukrainën me armë me vlerë miliarda dollarë në luftën e saj kundër agresionit rus. Presidenti amerikan Joe Biden i ka kërkuar Kongresit 33 miliardë dollarë për të mbështetur Ukrainën.

Moska e ka paralajmëruar vazhdimisht Washingtonin kundër vazhdimit të ndihmës së saj ushtarake për Kievin, duke akuzuar SHBA-të për nxitje të luftës. Kremlini e kishte quajtur më parë dërgesat e armëve perëndimore në Ukrainë një kërcënim për sigurinë evropiane. Rusia tha se sanksionet perëndimore dhe dërgesat e armëve në Ukrainë po pengojnë negociatat e paqes.

Lavrov shtoi se bisedimet vazhdojnë, por përparimi është i vështirë. Po ashtu ai deklaroi se “agjenda” e negociatave midis Ukrainës dhe Rusisë, ndër të tjera, është heqja e sanksioneve kundër Rusisë.

“Aktualisht, delegacionet ruse dhe ukrainase po diskutojnë çdo ditë një projekt-marrëveshje të mundshme përmes video-konferencës”, theksoi kryediplomati rus.

Sipas tij, ky dokument duhet të përfshijë elementë të tillë të gjendjes pas konfliktit si neutraliteti i përhershëm, statusi jo-bërthamor, i paangazhuar dhe i çmilitarizuar i Ukrainës, si dhe garancitë e sigurisë së saj. Në agjendë janë edhe çështjet e shkombëtarizimit, njohjes së realiteteve të reja gjeopolitike, heqjes së sanksioneve, statusit të gjuhës ruse e të tjera.

arme lavrov paqe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset rëndë 50-vjeçari me precedentë penalë

22:10 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.