Agjencia e lajmeve “Associated Press”, raportoi se ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, është dërguar në spital pas mbërritjes në Bali të Indonezisë, ku do të merrte pjesë në samitin G20.
Ministria e Jashtme e Rusisë, i mohoi raportet se kreu i kësaj ministrie, Sergei Lavrov, është shtruar në spital. AP tha se lajmi i është konfirmuar nga tre zyrtarë të Qeverisë indoneziane dhe disa mjekë. “Ata nuk pranuan të identifikohen, pasi nuk ishin të autorizuar për të folur publikisht për çështjen”.
Sipas raporteve të agjencisë së lajmeve Reuters, guvernatori i Balit tha se Lavrov është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se ka qenë në spital për një kontroll. Lavrov është ministër i Jashtëm i presidentit rus, Vladimir Putin, që nga viti 2004.