Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Le Figaro”, Shqipëria mes 15 destinacioneve për t’u vizituar

15:20 / January 4, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lumi Vjosa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria renditet mes 15 vendeve që gazeta franceze “Le Figaro” ka  renditur mes destinacioneve më të bukura për t’u vizituar gjatë vitit 2024.

“Këtu është lista jonë e qyteteve, rajoneve dhe vendeve në mbarë botën ku duhet të vendosim kursin këtë vit”, shkruan e përditshmja franceze e “Le Figaro” ku mes 15 destinacioneve që nuk duhen humbur këtë vit Shqipërinë e rendisin në vendin e 8-të.

Sipas Figaro, Shqipëria është një nga destinacionet e fundit sekrete në Evropë, e cila pasi ka qenë prej 46 vitesh një nga vendet më të mbyllura në botë për shkak të diktaturës, prej disa vitesh ka hapur dyert për turistët.

Me një gjatësi prej 465 kilometra vijë bregdetare, laget nga uji bruz i Adriatikut dhe Jonit, të ofron plazhe magjepsëse me rërë të bardhë. Jehonë, prestigjozja franceze, i bën edhe lumit Vojsa. Në Shqipëri ju mund të sksploroni luginën e Vjosës, lumin e fundit të egër në Europë dhe i pari që u bë “park kombëtar”.

Më tej në shkrim sugjerohet ekspolormi në brendësinë e vendit: madhështorja Lugina e Valbonës (jo larg nga Mali i Zi), liqeni i Ohrit i klasifikuar nga Unesco si pjesë e trasëgimisë kulturore.

Nga ana tjetër Le Figaro rendit si vende për t’u vizituar edhe qytetin e Berati, “qyteti me një mijë dritare”, ose qyteti osman i Gjirokastrës  kënaq adhuruesit e trashëgimisë kulturore dhe historike. Pa harruar Tiranën, e cila po modernizohet me shpejtësi të madhe.

Sipas gazetës franceze Shqipëria i foron turistëve çmime shumë të mira e tërheqëse në raport me cilësinë. Koha më e mirë për të udhëtuar është nga Maji deri në Qershor, pikat e nxehta janë në Korrik dhe Gusht.

Shqipëria mbylli një vit të sukseshëm të turizimit, ku u regjistruan rreth 10.1 milionë turistë, por pritet se 2024 do të sjellë një tjetër surprizë pasi sipas tur-operatorëve ka një rritje me 25% të kontratave që ata kanë lidhur në krahasim me vitin e shkuar.

Le Figaro Shqiperia vizituar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.