Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ledi Shamku i kujton Edi Ramës kohën e njohjes: Besoj se je akoma pedagogu i ri që kërkonte demokratizimin e vendit

13:37 / May 30, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1685442307xshamku 784
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në vazhdën e debatit për projekt-vendimin për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike, studiuesja Ledi Shamku Shkreli ka deklaruar se po luftojnë për të gjithë shqiptarët që ASA të mos bëhet pjesë e Akademisë së Shkencave. E ftuar në “Pas Mesnate” në ABC News, ajo thotë se në këtë vend ligji është shumë i rëndësishëm dhe sjell një dëm të madh kur shkelet.

“Ne do luftojmë për të gjithë, sepse ligji në këtë vend është shumë i rëndësishëm, po ta thotë një person që ka dal nga përvoja e saj ligjvënëse dhe sot si albanologe e njeh shumë mirë dëmin që sjell një ligj që shkelet. Unë nuk e kuptoj si po e detyrojnë qeverinë time dhe kryeministrin tim, ndoshta janë të painformuar mirë që këtu po shkelen me katër këmbë, disa ligje shumë të rëndësishme.

Po shkelet, e para, ligji për Akademinë e Lartë, sepse ASA është një institucion i arsimit të lartë, për të cilin mund të shprehet vetëm senati, që mund të vendos nëse ky institucion duhet apo nuk duhet të jetë”.

Më tej, si një ish-deputete që ka qene pjesë e së majtës, Shamku është pyetur nëse është zhgënjyer nga kryeministri Edi Rama për këtë vendim. Ajo ka kujtuar kohën para shumë vitesh kur janë njohur me Ramën dhe ky i fundit ishte pedagog në Universitetin e Arteve. Shamku theksoi se në mendjen e saj i bën thirrje asaj njohje.

“Mua nuk më zhgënjen politika. Unë u futa në politikë, për të mos e përjetuar zhgënjimin se njerëzit e zhgënjyer nuk luftojnë, apo jo? Unë e kam bërë luftën time, besoj shumë të mirë, brenda politikës, brenda forcës sime politike. Unë besoj te politika. Politika nuk janë emrat e përveçëm se ata janë me mandate.

Po më kthen mbrapsht në kohë. Atë që sot është kryeministër, unë e njoh shumë më herët. E njoh, kur jemi bashkuar bashkë në ‘black-box’ e Akademisë së Arteve quhej në atë kohë, për të kërkuar pluralizmin dhe mendimin e lirë. Edhe në mendjen time shpesh i bëj thirrje asaj njohje. Brenda vetes sime besoj që ai pedagogu i ri që kërkonte pluralizmin dhe mendimin e lirë, demokratizimin e jetës së vendit, e beson akoma këtë gjë”.

E pyetur, për arsyen e largimit nga politika, Shamku ka deklaruar se nuk është divorcuar, por si çdo person tjetër vazhdon të jetë pjesë e saj.

“Unë nuk jam divorcuar nga politika. Për herë të parë pasi u bëra pjesë e politikës në 2007, mbaj mend që jam shfaqur në një emision ‘Shqip’ më duket i Rudina Xhungës dhe kam thënë: ‘Unë besoj te thënia e Aristotelit që kush nuk merret me politikë është idiot’. Idiot në kuptimin e greqishtes antike, i mbyllur në vetvete që mendon vetëm për vetveten dhe që nuk e konsideron rolin e vetë si pjesë e një fuqie më të madhe ndryshuese, e cila mund të jetë politika”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.