Ditën e djeshme moderatori i njohur Ledion Liço kishte ditëlindjen. Bashkëshortja e tij Sara Hoxha i bënë një festë surprizë bashkë me motrën e saj Lorin. Sipas Sarës ato vendosën ta surprizonin Ledionin pasi ai gjithmonë planifikon gjëra për to. Ditëlindja doli mjaftë e bukur dhe e këndshme.
Me anë të një postimi në Instagram Sara ka shpërndarë videon e surprizës dhe ka shkruar dy kërkesat që ajo ka për bashkëshortin, pasi të bjeri në gjumin “letargjik” për shkak të shtatzënisë.
Sara kërkon masazh për këmbët dhe ushqim. Shpresojmë se Ledioni do ja plotësoj dëshirat bashkëshortes në muajt e pritjes së ëmbël.
“Bashkëshorti im gjithmonë planifikon dhe bën gjëra për ne, kështu që këtë vit para se të hy në letargji, Lori Hoxha dhe unë vendosëm t’i bëjmë atij një festë surprizë me të gjithë të dashurit tanë! Tani Ledion Liço është koha të më masazhosh këmbët dhe të më sjellësh ushqim! Ok, faleminderit”, shkruan Sara.
