Ledjana dhe Mevlani ishin një nga çiftet më të dashura për publikun në emisionin “Për’puthen” në sezonin e dytë. Edhe pse dolën bashkë nga programi, njohja e tyre nuk vazhdoi për shumë gjatë, dhe që atëherë kanë vazhduar me deklarata e ‘thumba’ për njëri-tjetrin.
Ledjana tha para pak kohësh se me Mevlanin kishte mbyllur gjithçka, se i kishte bërë “bllok”, madje rrëfeu se ai ka fshirë edhe këngën nga Youtube, atë që i dedikoi pikërisht asaj.
Mirëpo, Mevlani ka përpunuar këngën duke i ndryshuar orkestrimin, mix-in dhe një pjesë të tekstit. Disa ditë para publikimit shkroi në TikTok: “Në fund vendosëm që ishte një krijim i mrekullueshëm dhe duhet të jetë për çdo femër”.