Ledri Vula dhe Faton Shoshi për 5 vite kanë qenë jo vetëm bashkëpunëtorë, por edhe miq shumë të mirë e kudo shiheshin bashkë. Mirëpo në vitin 2019 ata vendosën të ndanin rrugët me njëri-tjetrin për të mos punuar më bashkë dhe u përfol se i kishin dhënë fund edhe miqësisë.
Dy vite më pas duket se Ledri dhe Fatoni i kanë lënë pas mosmarrëveshjet dhe janë ribashkuar sërish. Në rrjete sociale po qarkullon së fundmi një foto në të cilën Ledri dhe Fatoni shihen bashkë me një grup shoqëror në një lokal.
Thuhet se dyshja i kanë rregulluar raportet, por nuk dihet nëse Fatoni mund të marrë sërish rolin e menaxherit të reperit.