Kanë kaluar plot 20 vite nga bombardimet e NATO-s dhe në mendjen e kosovarëve qarkullojnë ende tmerret që kanë përjetuar gjatë luftës.

Shumë prej tyre kanë publikuar imazhe dhe rrëfime në rrjete sociale ku tregojnë se çfarë mbajnë mend. Edhe reperi Ledri Vula ka postuar në Instagram disa fotografi dhe një histori me nënën e tij.

“Në këtë ditë para 20 vjetësh, rruga për Maqedoni dukej shumë e gjatë. Vetëm teshat e trupit dhe shpresa se nuk do të ndodhë asgjë e keqe rrugës. Nana voziste dhe na thoshte se do të kthehemi, unë nuk e disha a me i besu a jo”, shkruajti Ledri.

Në bombardimet e NATO-s u vranë 1,500 luftëtarë dhe rreth 3 mijë – 6 mijë civilë shqiptarë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here